Ambasada e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me dërgesën e 5-të të vaksinave BioNTech/ Pfizer të mbërritura mbrëmjen e sotme në Rinas.

Ambasada e BE-së thekson se një total prej rreth 20,000 vaksinash Pfizer janë dorëzuar brenda muajit në Shqipëri, so ndihmë në luftën ndaj pandemisë.

“Paketa e pestë e vaksinave të financuara nga BE BioNTech/ Pfizer dhe të mundësuara nga Austria sapo mbërritën! Një total prej rreth 20,000 vaksinash Pfizer janë dorëzuar brenda muajit maj duke e ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19. Vaksinat e financuara nga BE do të vijnë çdo javë deri në fund të gushtit për të arritur 145.000”, shkruan ambasada e BE në “Facebook”.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re