Në ishullin e vogël Lampedusa, në jug të Siçilisë, mbërritën ssë fundi 573 emigrantë dhe refugjatë, të cilët kishin nisur udhëtimin e tyre nga brigjet e Libisë.

Të shpëtuarit (mes tyre dy të mitur dhe katër gra) u transferuan në qendrën e strehimit të përkohshëm të ishullit.

Emigrantët vijnë nga Siria, Etiopia, Egjipti, Pakistani dhe Bangladeshi. Rojet bregdetare italiane, një skaf i Policisë Ekonomike Italiane dhe një mjet lundrues Frontex janë mobilizuar për të dhënë ndihmë të menjëhershme.

Policia italiane po punon tashmë për të zbuluar se cilët janë trafikantët – apo ndonjë nga bashkëpunëtorët e tyre – për t’i arrestuar.

Tej kësaj, këta janë kontigjente të cilët pritet të vijnë në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje Rama-Meloni për një qendër azilkërkimi në territorin shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re