Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në “News24”, foli në lidhje me atë që ndodhi gjatë sesionit të ri parlamentar, por edhe me atë që po ndodh me Reformën Zgjedhore.

Sa i përket Reformës, Gjekmarkaj tha se qeveria po përdor një fraksion të opozitës që nuk është shumicë për ta kryer atë, duke lënë mënjanë shumicën e opozitës.

Ai shton se duke parë kushtet në të cilat është vendosur opozita, nuk ka opsionin tjetër përveç qëndresës, duke shtuar faktin se ai i mbështet kolegë e tij edhe pse nuk mund të marri pjesë në disa aksione të karakterit fizik.

Në lidhje me Presidentin, ai theksoi se nga dje (15 janar), duhet të shtrohen pikëpyetje se cfarë marrëdhënie do të kenë me Presidentin.

“Reforma zgjedhore për 33 vite është bërë me atë që ke kundërshtar, sepse mund të përdorësh një fletë gjykate dhe nuk është etike ndërkohë që mazhoranca opozitare në një krah tjetër përdor një fraksion të opozitës që e ka shpallur hapur bashkëpunimin me qeverinë si të vetmen mundësi për të mbijetuar politikisht.

Për sa kohë nuk ka një reflektim edhe nga këshillat e ndërkombëtarëve nga ana e qeverisë për të gjetur një hapësirë ku ne të kthehemi në Parlament dhe të shprehim opsionet tona, ne jemi të detyruar përveç qëndresës. Forma është një mënyrë për të shprehur dëshpërimin e gjendjes ku ndodhet parlamentarizmi. Nuk do të donte asnjëri prej nesh. Unë i mbështes kolegët, por e kam të vështirë të përfshihem në disa aksione të karakterit fizik.

Opozita duhet të kishte fituar në Shqipëri në vitin 1945, por humbi dhe u mbyt me forcë. Nuk po heq paralele si atëherë, por ka shenja që opozitarizmi është i rrezikuar. Presidenti i Republikës u ftua nga mazhoranca dhe u përdor për divercion. Nga dje duhet të shtrojmë pikëpyetjen se çfarë marrëdhënie duhet të kemi me Presidentit si institucion dhe jo si individ. Provokimin e parë e ka bërë mazhoranca duke e ftuar provokimin e dytë e ka bërë ai duke e pranuar. Mendoj se nuk ka bërë gjënë e drejtë si President i Republikës”, tha Gjekmarkaj.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re