Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj, pranë derës së shkollës ku studionin.

Nderkohe që per çështen e Martin Canit, Sali Berisha theksoi se 14-vjeçari ishte një engjëll që u vra jashtë derës së shkollës dhe Tik-Tok u shpall i vetmi përgjegjës për vdekjen e të miturit.

“Fshehën hetimet, shoku i tij thotë se një tjetër më erdhi dhe më futi thikën, mezi shpëtoi, këta thonë ‘jo ishte 1’,”- deklaroi kreu i PD.

Nderkaq, Berisha u shpreh se mbështet protestën para Ministrisë së Brendshme qe do te mbahet nga shoqeria civile, pas ngjarjes se tentative se vetvrasjes se policit, Azbi Spahiu.

“Ishin vrasje për së dyti. Martin Cani një engjëll 14-vjeç u ther në derën e shkollës dhe i vetmi përgjegjës u bën TikTok dhe media që denoncuan me forcën më të madhe krimin e shëmtuar.

Fshehën hetimet, shoku i tij thotë se një tjetër më erdhi dhe më futi thikën, mezi shpëtoi, këta thonë ‘jo ishte 1’. Rama dhe ministrat janë më kriminelë, ndaj e meritojnë çdo protestë nga cilido. Mbështes protestën para Ministrisë së Brendshme”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re