Presidentja Natasa Pirc Musar, në një konferencë për shtyp me kreun e shtetit, Bajram Begaj, është shprehur se Sllovenia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidentja sllovene deklaroi se vendet e Bashkimit Europian duhet të kryejnë detyrat e tyre dhe të hapin dyert për të pranuar shtetet e reja.

“Ne do të mbështesim integrimin europian të vendeve të Ballkanit, veçanërisht Shqipërinë.

Zgjedhje europiane janë të rëndësishme, me 9 qershor do të votojmë edhe në Slloveni.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se PE është institucioni i vetëm i zgjedhur drejtpërdrejt nga ne, aty dëgjohet fjala jonë. Besoj se do të dimë të bëjmë ndarjen mes të mirës dhe të keqes.

Varet shumë nga vendet anëtare të BE se a do të kryejmë ne detyrën tonë dhe me dyer të hapura të pranojmë shtetet e reja.

Ky nuk është proces i lehtë. Vullneti për të hyrë në BE zvogëlohet, në Maqedoninë e Veriut shihet diçka e tillë, duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të kemi aq mençuri sa ta kryejmë këtë proces. Detyrat duhet të kryhen nga të dyja palët”, tha Natasa Pirc Musar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re