Skip to content

“Mbështesim opozitën për depolitizimin e administratës”, Soreca: Shqipëria më pranë BE-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, deklaroi në fund të mbledhjes së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ku u arrit marrëveshja mes palëve politike, se është bërë një hap shumë i rëndësishëm dhe se Shqipëria është më pranë BE-së.

Kryediplomati evropian theksoi se që në diskutimet e ditës së mërkurë pati një marrëveshje të mirë, por opozita e bashkuar kërkoi të shikonte dhe shqyrtonte më tej disa çështje, si depolitizimi i administratës zgjedhore. Për ambasadorin Soreca, kjo është një gjë e rëndësishme dhe në përputhje me rekomandimet e OSBE.

‘‘E kemi pritur këtë marrëveshje. Ka ardhur si një rezultat i një pune që ka filluar në janar. Të mërkurën ne kemi pasur një marrëveshje të mirë, pas disa diskutimeve të mira. Ju e dini që opozita e bashkuar ka kërkuar të shikonte dhe shqyrtonte më tej disa çështje, si depolitizimin e administratës zgjedhore, gjë që është në përputhje me rekomandimet e OSBE. Ne e mbështesim këtë hap të rëndësishëm të arritur. Javën që vjen KE do të propozojë edhe kuadrin negociator. Kështu që tani le të ecim përpara. Shumë faleminderit”, tha Soreca.