Ambasada e Holandës në Tiranë ka njoftuar do të vazhdojë të mbështetë SPAK-un, në përpjekjen e saj për të forcuar shtetin e të drejtës.

Në një postim në Facebook, ambasada nënvizon se ka nisur një projekt të dytë të zbatuar nga CILC, që ka si qëllim ofrimin e mbështetjes për hetimet financiare.

Ky projekt do të kontribuojë në plotësimin e praktikave të vendosura tashmë nga SPAK.

Ambasada vlerëson punën e jashtëzakonshme të SPAK dhe shprehu dëshirën për të forcuar më shumë partneritetin, duke mbështetur këto projekte me rëndësi.

Postimi i plotë i ambasadës holandeze:

Holanda, nëpërmjet Programit MATRA, ka kënaqësinë të vazhdojë të mbështesë SPAK-un në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit ligjor. Jemi të lumtur të njoftojmë nisjen e projektit tonë të dytë – të zbatuar nga CILC – i fokusuar në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar në hetimet financiare dhe ndarjen e ekspertizës holandeze për të plotësuar më tej praktikat e vendosura të SPAK. Ne e njohim dhe vlerësojmë punën e jashtëzakonshme që ka bërë SPAK dhe me dy projekte në vazhdim, mbetemi të përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko