Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT)m në bashkëpunim me forcat e policisë ka nisur një aksion në Dhërmi.

Ky aksion vjen vetëm dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, ku në Bashkinë e Himarës u shpall fitues kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili garonte përballë Jorgo Goros së PS.

Mësohet se IKMT dhe policia kanë rrethuar hoteli i Fjorentin Belit, i cili ka qenë numërues i votave në fshatin Kudhes, në zgjedhjet vendore të 14 majit, zonë ku edhe u vendos fitorja e Belerit.

Fjorentin Belit njihet edhe si një mbështetës i Fredi Belerit si dhe anëtar i komisionit në KZAZ nr 88, ndërkohë që pronarët e hotelit e kanë quajtur këtë aksion të IKMT-së si një vendim politik për shkak të këtij angazhimi.

Gjithashtu bëhet me dije se ka nisur punë nga punonjësit e IKMT-së për hapjen e vrimave në muret e hotelit për vendosjen e eksplozivit që do të bëjë shembjen e godinës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re