Ndonëse janë pozicionuar në formacionin “pro Berisha” dhe kanë dalë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi, Flamur Noka dhe Edi Paloka i janë bindur vendimit të grupit parlamentar për votimin e Lindita Nikollës si kryetare parlamentare.

Pasi kanë marrë fletët e votimit, ata i kanë grisur në mënyrë demonstrative dhe janë larguar nga seanca. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Noka ka pasur një debat me Bashën duke kundërshtuar vendimin e tij për largimin e Berishës.

Ndërkohë që Paloka sot është shfaqur në krah të Berishës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re