Një mbështetës i Donald Trump, i cili dhuroi 2.5 milion dollarë për të ndihmuar në zbulimin dhe ndjekjen penale të akuzave për mashtrim në zgjedhjet presidenciale, dëshiron që paratë e tij të kthehen, duke pretenduar se është zhgënjyer.

Fredric Eshelman, një sipërmarrës i Karolinës së Veriut, tha se ai i dha paratë për “True the Vote”, një grup pro-Trump ” në Teksas që ka premtuar të ngrejë procese gjyqësore në shtatë shtete si pjesë e përpjekjeve për të “hetuar dhe zbuluar zgjedhje të paligjshme dhe mashtrime në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020”, shkruan The Guardian.

Por sipas një procesi gjyqësor të ngritur këtë javë nga Eshelman në Hjuston, “True the Vote” pezulloi fushatën më pas refuzoi të kthente thirrjet kur u kërkua një shpjegim.

Themeluesi i Eshelman Ventures LLC, një kompani e kapitalit sipërmarrës, tha se ai “rregullisht dhe në mënyrë të përsëritur” kërkoi shpjegime, por që atij iu dhanë përgjigje të paqarta, fraza dhe premtime boshe.

Eshelman pretendon në padinë e tij se kjo organizatë jofitimprurëse ofroi t’i kthente atij një milion dollarë nëse hiqte dorë nga plani i tij për t’i paditur ata.

Ai po kërkon që të gjitha 2.5 milion dollarët t’i kthehen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re