Edhe këtë të shtunë, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, janë mbledhur poshtë banesës së tij në rrugën Mustafa Matohiti, në Tiranë.

Shumë mbështetës dhe eksponentë të lartë të opozitës ndodhen poshtë banesës së tij duke treguar mbështetje ndaj ish-kryeministrit dhe duke bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë Rama.

E pranishme në këtë protestë ishte dhe vajza e ish-kryeministrit, Argita Malltezi.

Pritet që protesta e radhës të mbahet sërish ditën e nesërme (7 janar) në orën 17:30.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re