Gjykata e Lezhës është blinduar nga uniformat blu pas grumbullimit te dhjetëra qytetareve ne mbështetje të kryebashkiakut të akuzuar për tjetërsim të tokave në bregdetin e Shëngjinit. Mbështetësit e Fran Frrokajt e konsiderojnë arrestimin tërësisht politik.
 
Frrokaj dhe zyrtarët e tjetër mbërritën në Gjykatën e Lezhës, për t’u njohur me masën e sigurisë nën masa të rrepta sigurie.
 
Nuk munguan brohorimat në mbështetje të kryebashkiakut.
 
Fran Frrokaj dhe 11 persona të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke abuzuar me detyrën falsifikuan dokumente, tjetërsuan dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare. Sipërfaqja e konsiderueshme tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun” pas ndryshimit te statusit te pronës iu dha tre familjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re