Këshilli i ri bashkiak i Bashkisë Shkodër do të konstituohet këtë të hënë në orën 11:00 në bibliotekën e qytetit.

 

Forca të shumta policie janë vendosur para bibliotekës për të mundësuar konstituimin e këshillit te ri bashkiak.

 

Nga ana tjetër po ashtu militantë të shumtë të PD, ashtu siç ishte paralajmëruar, janë mbledhur para Prefekturës duke protestuar.

 

Militantët do të bëjnë një marshim-protestë drejt vendit ku do të bëhet mbledhja e konstituimit.

 

Ne kete proteste eshte pare edhe ish kryetari i bashkise se Lezhes, Fran Frrokaj i cilim pak dite me pare refuzoi te beje rezistence duke liruar zyren e kryebashkiakut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re