Ditën e sotme (2 janar) mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, u mblodhën në mbështetje të tij poshtë banesës në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

Berisha doli në dritare duke i përshëndetur me dy gishtat lart, duke i cilësuar luftëtarë të betejës së tyre kundër diktaturës së drogës, krimit dhe korrupsionit.

Në lidhje me protestën e zhvilluar, ka reaguar ish-deputeti Klevis Balliu, i cili shprehet se qytetarët mbushën rrugët në mbështetje të ish-kryeministrit, ndërsa thekson se aksioni opozitar vazhdon.

“Sali Berisha del te përshëndes qytetarët qe kanë mbushur rrugët në mbështetje të tij.
Asgje nuk e ndal aksionin Opozitar”, shkruan ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re