Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë është shprehur se mbështesin plotësisht institucionet e reja të drejtësisë.

Gjatë një takimi për projektin e BE-së për Drejtësinë, Silvio Gonzato, është shprehur se  puna e këtyre institucioneve është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria.

“Ne mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe reformën në drejtësi të vitit 2016, e cila u mundësoi atyre të japin drejtësi për qytetarët. Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria. Në takimin e projektit BE për Drejtësinë, theksova se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre. Drejtësia e dhënë në kohë, në mënyrë efektive dhe transparente ëshë çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet.

Bashkimi Evropian do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi”, është shprehur Gonzato.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re