Disa anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë folur kundër mbështetjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe kanë bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të Palestinezëve.

Në një fjalim emocionues Rashida Tlaib kritikoi Presidentin Joe Biden dhe zyrtarët e tjerë të lartë për deklaratat ku do të ofronin mbështetjen izraelitëve, ndërsa quajti ato mos njohje e “njerëzimit palestinez”.

“Nëse lexoni deklaratat nga Presidenti [Joe] Biden, Sekretari [i Shtetit Antony] Blinken, Gjenerali [Lloyd] Austin dhe liderët e të dy palëve, vështir do të shihni se palestinezët ekzistojnnë, për të mos thënë fare.”, tha Tlaib, e cila është e vetmja palestineze në Kongresin Amerikan.

“Nuk ka pasur asnjë njohje të sulmit ndaj familjeve palestineze që u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre. Asnjë përmendje për fëmijët e vrarë. Asnjë qëndrim për ngacmimin nga policia izraelite kundër adhurueve të gjunjëzuar të cilët po luteshin dhe ishin duke festuar ditën më të shenjtë, në një nga vendet më të shenjta. Pa përmendur që Al-Aqsa u rrethua nga dhuna, gazi lotsjellës, tymi ndërsa njerëzit ishin duke u lutur.”, tha Tlaib.

Duke u përpjekur të përmbajë lotët e saj, Tlaib shtoi: “Nëse Departamenti ynë i Shtetit nuk mund edhe të pranojë as vrasjen e fëmijëve palestinezë, atëherë është gabim. Dua të them që me mua qëndrojnë miliona amerikanë që dënojnë vrasjen e fëmijëve të pafajshëm, pa marrë parasysh etninë apo besimin e tyre.”, shtoi ajo.

Izraeli vazhdoi edhe këtë të premte të bombardojë Rripin e Gazës me sulme ajrore dhe predha artilerie.

119 palestinezë, përfshirë 31 fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 830 janë plagosur që nga fillimi i luftimeve të hënën. Raketat e gjuajtura nga grupet palestineze në Rrip kanë vrarë gjithashtu shtatë njerëz në Izrael.

Administrata amerikane ka shprehur ngushëllimin e saj për të gjitha viktimat, por nuk veçoi asnjë palë apo të kritikojë Izraelin për përdorimin disproporcional të forcës.

Biden tha të mërkurën se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten, ndërsa në komentet e tij të fundit të enjten ai përsëriti një thirrje për të dy palët për armëpushim.

(R.G/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re