Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Presidentin  e Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje të gjitha shteteve që ta ndihmojnë këtë shtet i cili është pushtuar nga Rusia.

Kreu i qeverisë shqiptare kishte edhe një kritike për ato shtete që mendojnë se lufta ndalet duke çarmatosur viktimën.

Sipas kryeministrin, “kjo është jo vetëm cinike, por edhe absurde”.

Rama u shpreh se ndonjëherë ndihma për Ukrainën ngec për shkak të politikave të brendshme të vendeve, apo edhe për burokraci.

“Ne do vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Ukrainës për aq kohë sa kjo do jetë e nevojshme dhe për aq kohë sa  të ndodhë një paqe që zgjat. Shqipëria është një anëtare krenare edhe pse e vogël e NATOs.

Së bashku me aleatet dhe partnerët tanë kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka kemi  mundur dhe do vazhdojmë të bëjmë për të ndihmuar Ukrainën me te gjitha mjetet.

Jemi të vetëdijshëm për kapacitete tona dhe jemi të ndërgjegjshëm që ajo për të cilën ka Ukraina është mbështetja e të gjithave, por para se gjithash mbështetja e më të mëdhenjve dhe më të pasurve.

E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngecet sepse Ukraina shndërrohet në çështje të politikës së brendshme të një vendi apo tjetër, apo se ndodhin vonesa burokratikë.

Nëse demokracitë kanë procedurat e tyre dhe demokracitë janë më të vështira dhe më komplekse për të punuar dhe për të sjellë rezultate nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet së goditur.

Shumë njerëz në mbarë Evropën që deklarojnë se ti japësh Ukrainës për të mbrojtur kombin e vet është ajo çka po nxit vazhdimësinë e luftës. Ata pretendojnë se ndalja e dhënies së armëve do të sjellë paqe. Kjo është jo vetëm cinike, por edhe absurde. Nuk e ndal luftën duke çarmatosur viktimën, por e ndal luftën  duke ndalur agresorin”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re