Partia Demokratike prezantoi të shtunën vizionin dhe programin për bujqësinë.

Angazhimet konkrete për këtë sektor u trajtuan edhe nga kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili synim kryesor shprehu mbështetjen çdo vit me 100 milionë euro subvencione për fermerin shqiptar, si dhe 50 milionë euro zhvillim infrastrukture për fermat dhe zhvillimin rural dhe përfituesit do të jenë fermerët shqiptarë.

Kreu i PD tha se nga kjo paketë përfitojnë rreth 150 mijë familje fermere dhe do i ndihmojnë të dalin nga errësira, nga varfëria dhe nga stanjacioni ku i ka përfshirë Edi Rama dhe qeverisja e tij.

Ndërsa profesionistët e mirënjohur në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural detajuan pikat e programit.

Ja disa prej tyre:

Subvensionet ne bujqësi, duke filluar nga viti i pare i qeverisjes, do te arrijnë ne 100 milion Euro, ose nje rritje tre here me e madhe se sa buxheti vjetor qe jepet sot ne kete sektor.

E gjithe skema e subvensionit ne bujqesi, do ti nenshtrohet nje reforme totale, duke ndryshuar limitet per perfitim, duke thjeshtuar burokracine per aplikim, si edhe duke hequr te gjitha kufizimet per perfitim nga fermeret.
Kjo do te beje te mundur qe çdo vit, nga skema e subvensionimit, te perfitojne mbi 150 mije fermer, ose 10 here me shume se sa numri aktual i fermerve perfitues.
Pjese e skemave te subvensionit, do te jete edhe financimi per imputet bujqesore si farera, fidane, plehra kimike, pesticide, kafshe race etj,
Kjo do te beje te mundur uljen me 30-40 % te kostos se prodhimit ne bujqesi, duke rritur ndjeshem nivelin e konkurueshmerise se prodhimit vendas.
Ne skemat e subvensionimit, vemendje e veçante do ti kushtohet mbeshtetjes se aktiviteteve ne sektorin e agroturizmit, si dhe prodhimit te produkteve lokale, autoktone, qe i sherbejne zhvillimit te ketj sektori.
Nepermjet skemave te subvesionimit, do te mbeshtetet marrja e kredive nga fermeret dhe agroperpunuesit, per futjen e teknologjive te reja ne prodhim dhe agroperpunim.
Pjese e programit te pervitshem te subvensioneve, do te jete edhe pagesa deri ne 50 % e primit te sigurimit te prodhimit bujqesore nga fatkeqesite natyrore.

“Shqipëria meriton më shumë! Rexhep Uka, Ndoc Fasllia, Uran Abazi dhe Entela Hodaj Çeliku prezantuan programin tonë për një rritje ekonomike të qëndrueshme duke i dhënë mbështetjen që meritojnë: ZHVILLIMIT RURAL, FERMERËVE & BUJQËSISË”, shkruan Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re