Fundi i muajit mars ka shënuar edhe mbylljen e aplikimeve nga fermerët për të përfituar fonde nga buxheti i shtetit. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, në total për një muaj kanë aplikuar 5852 fermer, një shifër kjo gati 20 % më e lartë se një vit më parë.
 
Zyrtarë të Ministrisë e shpjegojnë këtë rrije me thjeshtimin e dokumentacionit.
 
Por zv/ministri Halilaj shpjegoj se ka një afat të dytë deri  në 28 prill, për të gjithë aplikimet që kërkojnë fonde të mëdha, konkretisht në sektorin e agroturizmit.
 
Gjatë muaji prill pritet të selektohen edhe projektet fituese. Për vitin 2018, janë 20 milion euro fond që do t’u shpërndahet fermerëve me qëllim rritjen e investimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re