Skip to content

“Mbështetjes së Qerretit i jemi borxhllinj”, Salianji takime me qytetarët krah kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës: Do të nisë projekti madhor i…




Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar takime me qytetarët në Qerret krah kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja.

Salianji tha se në PD i janë borxhllinj mbështetjes së Qerretit për këtë forcë politike.

Ai shtoi se pas fitores në zgjedhjet e 14 majit, do të realizohen një sërë projektesh të rëndësishme në zonë, që do të rrisin cilësinë e jetesës për qytetarët.

Reagimi i Salianjit:

Entuziazmit dhe mbështetjes së përhershme të Qerretit i ndihemi borxhlinj dhe i përulemi!

Mbështetjes masive kandidati fitues Fisnik Qosja i paraqiti program konkret:

“Pas fitores së padiskutueshme të Bashkise në 14 Maj, do nisë projekti madhor i “Rrugès se Bregdetit”, zyrën e turizmit, trajtimin e ujërave, pastrimin e gjelbèrimin sipas standardeve, ndriçimin dhe infrastrukturën dytësore aq të rëndesishme për turizmin e

qëndrueshëm në zonë, si dhe zgjidhjen e çështjes emergjente të varrezave”

Në 14 Maj bashkë fitojmë Kavajën ✌🏻

“”