Për shkak të erës së fuqishme që të hënën solli stuhinë Ana në Francë, rreth 36 mijë familje vazhdojnë të mbeten pa energji elektrike.
Kompania energjetike franceze Enedis njoftoi të martën se mbi 1.500 të punësuar të saj janë në terren për të zgjidhur furnizimin me energji elektrike.
Reshjet e rrëmbyeshme dhe moti i keq kapluan të hënën pjesë të Francës, ku si pasojë mijëra familje janë pa energji elektrike, janë shkaktuar probleme në trafik, ndërsa shkollat janë mbyllur.
Më së shumti është goditur veriu i Francës, ku për shkak të reshjeve të borës dhe erës ë fuqishme 20.000 shtëpi nuk kanë energji elektrike.
Shërbimi Meteorologjik i Francës njoftoi se moti i keq së shpejti mund të kalojë, por paralajmëroi për rrezik të madh nga ortekët nga zona e Alpeve jugore./AA/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re