Gjykata e Shkodrës ka dhënë këtë të enjte masën e sigurise “Arrest me Burg” për 6 shtetasit që u arrestuan në Tamarë të Malësisë së Madhe pasi u gjetën 80 kilogram drogë.

 

Personat e dënuar janë:

 

1-Gjeto Pepaj, 44 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe

2- Pëllumb Murçaj, 42 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe

3- Lazer Murçaj, 31 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe

4-Ndue Nilaj, 52 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe

5- Kristian Bujaj, 18 vjeç, banues në fshatin Dobri, Selcë, Malësi e Madhe

6- Lavdrim Nikaj, 34 vjeç, banues në lagjen ‘Guerrile’ Shkodër

 

 

Të dyshuarit në sallën e gjyqit nuk kanë pranuar akuzat e prokurorisë ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë lehtësuese ndaj tyre. Por kërkesa nuk u pranua nga gjykata, e cila  vendosi “Arrest me Burg”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re