Kategoria Superiore ngriti siparin javen e kaluar me ndeshjet e para qe dhuruan rezultate surprize.

Ekipet jane perforcuar ndjeshem ne kete merkato vere ku skuadrat qe kane bere nje merakto te forte jane Kukesi, Tirana dhe Partizani.

Ajo qe ka rene ne sy gjate kesaj merkatoje vere eshte se disa prej lojtareve te kombetares shqiptare kane vendosur qe te rikthehen serish ne Shqiperi.

Arsyeja kryesore eshte se nuk kane gjetur minutat e duhura tek ekipet e tyre jashte dhe kjo ka bere qe ata te rikthehen ne Superiore per te gjetur formen e tyre me te mire dhe te tentojne serish nje aventure tjeter jashte Shqiperise.

Enis Gavazaj pas dy eksperiencave me Jenisein dhe Dinamon e Minskut, tashme eshte pjese e skuadres se Kukesit.

Telenti kuqezi ka luajtur dy ndeshjet e para me fanellen e verilindoreve duke bere paraqitje mjaft te mira.

24 vjeçari ka qene pjese dhe e Skenderbeut ne Superiore, ndersa tani do te jete nje nga pikat me te forta te trajnerit Shpetim Duro ne formacionin e Kukesit.

Kristal Abazaj eshte nje tjeter element i perfaqesueses shqiptare qe pas eksperiences ne Belgjike tek Anderlehti dhe ne kampionatin kroat tek Osijek vendosi qe te rikthehet ne Kategorine Superiore.

Mesfushori eshte huazur tek verilindoret per nje vit ku do te tentoje qe te fitoje titullin e tij te pare kampion ne vendin tone.

Abazaj eshte nje futbollist qe e njeh mjaft mire Kategorine Superiore pasi ka qene pjese e disa ekipeve, nderkohe qe kulmin e formes se tij e kishte tek ekipi i Luftetarit ku beri paraqitje fantastike me fanellen e bluzinjeve.

Andi Lila eshte gjithashtu nje emer i rendesishem qe i bashkohet lojtareve qe ka vendosur rikthimin e tij ne Superiore.

Mbrojtesi kuqezi ishte pa ekip pas largimit nga skuadra greke Pas Janina, e cila u rrezua nga Kategoria.

33 vjeçari gjeti akordin me klubin e Tiranes duke riveshur per here te dyte fanellen bardheblu pas eksperiences qe kishte ne sezonet 2008-2011 ku arriti qe te fitonte dhe titullin kampion me kete skuader.

Kujtojme qe Andi Lila perveç rikthimit ne Superiore eshte dhe kryetari i Sindakates se Futbollisteve qe u krijua pak jave me pare.

Tashme me rikthimin e ketyre tre lojtareve, rritet dhe numeri i futbollisteve kuqezi qe do te jene pjese e Superiores ne kete sezon, pasi perveç Gavazajt, Abazajt dhe Liles, jane dhe Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi qe luajne me Partizanin. (Fatjon Baze-)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re