Skip to content

Mbetën të bllokuar në terrenin malor, blutë e Shkodrës shpëtojnë dy turistë francezë

shkoder

Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në një terren të thepisur malor, pranë përroit të Cutit në Shkodër. Policia njofton se një nga turistët e bllokuar në terrenin malor, kishte shfaqur probleme shëndetësore.

 

Fatmirësisht, blutë e Shkodrës kanë mundur të lokalizojnë vendodhjen e tyre dhe kanë shpëtuar turistët. Turisti që shfaqi probleme shëndetësore po merr ndihmë asistencë mjekësore në spitalin e Shkodrës, dhe është jashtë rrezikut për jetën.