Kreu i delegacionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga PE, Michael Gahler, gjatë konferencës për media ku po japin vlerësimet për procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, ka deklaruar se disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR mbeten të pazbatuara, konkretisht ajo e financimit të fushatës zgjedhore.
Gahler tha se “disa bashkëbisedues ngritën shqetësime për shpërdorimin e burimeve shtetërorë, përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, apo faljen e gjobave.”
Gjithashtu tha se ka raportime edhe shqetësime lidhur me shitblerjen e votave apo presione, “përfshirë presionin ndaj nëpunësve të administratës publike që përbëjnë një segment të konsiderueshëm elektoral.”
Michael Gahler: Gara që dëshmuan është një mundësi që vendi të konsolidojë dhe forcojë më tej demokracinë e tij. Delegacioni i PE përbëhet nga 7 anëtarë. Ekipi ynë ishte në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.
Ne jemi plotësisht dakord me deklarata e mëparshme. Këto zgjedhe kanë qenë konkurruese dhe të administruara mirë, megjithatë fushata ishte e qetë.
Ne vëmë re se disa rekomandime të ODIHR mbeten të pazbatuara, duke përfshirë rekomandimet për financimin e fushatës. Numërimi fletëve të votimit jashtë qendrës së votimit duhet të adresohet
Ne theksojmë se disa bashkëbisedues ngritën shqetësime për shpërdorimin e burimeve shtetërorë, përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, apo faljen e gjobave.
Disa nga bashkëbiseduesit tanë kanë raportuar edhe shqetësime lidhur me shitblerjen e votave apo presione, përfshirë presionin ndaj nëpunësve të administratës publike që përbëjnë një segment të konsiderueshëm elektoral.
Ka ende hapësirë për rritjen e transparencës së procesit zgjedhor.