Situata në njësitë administrative të Shkodrës si pasojë e përmbytjeve vazhdon të jetë e rëndë. Mijëra hectare janë nën ujë ndërsa qindrfa shtëpi gjithashtu janë të rrethuara nga uji dhe me probleme te konsiderueshme sidomos për ushqimin e bagëtive.

Më poshtë raporti i plotë për situatën në Shkodër.

 

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç, datë 13.02.2021

Hidrometri shënon 6.80 cm.❌1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.❌ Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.❌ Shtëpi të përmbytura 9❌ Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.❌ Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç.❌ Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.❌ Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.❌ Rruga kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonist lëvizja me vetura, në drejtimin Dajç rruga nacione Shkodër- Velipojë.❌ Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.✅ Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.✅ SPZ e zonës në gatishmëri .✅ Qendrat shendetësore në gatishmëri✅ Energji elektrike kemi, ndërprerje të hërëpashershme.❌ Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.❌ Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është e madhe.

 

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë vazhdon të jetë e njëjtë si një ditë më parë:

❌1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.❌ Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush).❌ Janë 5 shtëpi në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe.❌ Prezencë uji ka në lagjen Maksuti ,Qokthi ,Tula ,Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura).

 

 

 

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Rrethina, datë 13.02.2021.

❌Tokë e përmbytur total 600 ha.✅ Shtëpi të përmbytura nuk ka.❌ Prezencë uji në 70 shtepi.✅ Qendra shendetësore në gatishmëri.✅ SPZ në gatishmëri.✅ Energji elektrike për momentin ka.❌ Nevojë për bazë ushqimore për bagëtinë.❌ Nevojë për ujë të pijshëm.❌ Nevojë për ndihma ushqimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re