Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Olesia Dukën, stomatologen e cila akuzohet se ka mashtruar disa biznesmenë ne shuma te mëdha financiare. Edhe pse avokatet e Dukës kërkuan që ajo të hetohej në gjendje të lirë, kërkesa është rrëzuar.
 
Përpara trupit gjykues Olesia Duka mohoi akuzat për mashtrim. Por hetimet disa mujore zbuluan se Duka ka mashtruar disa biznesmenë në Tiranë e Durrës, duke përfituar prej tyre një vlerë rreth 2 milionë euro. Vetëm njërit prej personave te gënjyer, Olesia Duka i kishte marre 900 mijë euro. Ndërkohë gjykata vendosi nje ditë më parë masën e sekuestros për pasuritë e Dukës; katër apartamente si dhe një klinikë dentare.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re