Forcat zjarrfikëse të Fierit kanë ndërhyrë në lagjen “ Apollonia” ku një e moshuar kish mbetur e bllokuar në banesë.

Sipas informacioneve paraprake e moshuara jetonte e vetme në katin e pestë të një pallati dhe vuan nga probleme shëndetësore.

Pasi ka parë që dera nuk hapet e moshuara ka thërritur për ndihmë.

Kanë qenë banorët e pallatit ata të cilët kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur hapjen e derës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re