Skip to content

Mbeti i plagosur në atentat/ Erogen Bajroviç dërgohet për mjekim te Trauma

Erogen Bajroviç, i cili mbeti i plagosur në atentatin në Shkodër, është transportuar tek Trauma për mjekim të specializuar.

Sipas informacioneve brenda spitalit, 43 vjeçari ndodhet në gjendje stabël, dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve.

Nga atentati në Shkodër, që ndodhi në ambjenet e jashtme të një lokali, mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja.

E plagosur mbeti edhe kamarierja Meri Kaceri.

Autori i dyshuar Ragip Gila është arrestuar nga policia.