Mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit ka lënë jashtë shumë shqiptarë, të cilët ka shkuar për vizita në vende të ndryshme.

Duke marrë shkasë nga ky shqetësim, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, pyet qeverinë se pse nuk përdor Air Albania-n për të sjellë në Shqipëri udhëtarët e mbetur në vende të ndryshme të Evropës.

Postimi i Pollos:

Kriza e koronavirusit, ndërprerja e fluturimeve nga linjat ajrore e mbyllja e kufijve në Europë zuri në befasi dhjetëra mijë udhëtarë që po orvaten mes vështirësive të kthehen në shtëpi. Qindra bashkëatdhetarë tanë kanë ngecur nga Spanja në Suedi e më gjerë dhe nuk po gjejnë dot fluturim kthimi.

Çdo shtet po tenton t’i ndihmojë. Qeveria austriake ka pajtuar “Austrian Airlines” që të bëje fluturime riatdhesimi deri nga Tenerife në Atlantik.

A nuk mundet qeveria shqiptare të angazhojë “Air Albania”-n për fluturime të tilla nga aeroportet ku kemi qindra shqiptarë që presin? E ka më të kollajtë pasi është kompani që e ka themeluar me vendim të saj e ku shteti është bashkaksioner (ndërkohë që Austrian është private, pa aksione të shtetit).

A nuk është rasti për të përdorur për mirë një kompani me origjinë problematike? Për të kompensuar disi mëkatin fillestar?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re