Subscribe

Ndotja e lumit Gjanica në Fier është në nivele alarmante. E gjithë rrjedha e lumit siç shihet ka marrë ngjyrë të zezë, ndërsa në zonë dominon aroma e keqe.

 

Banorët thonë se shkak është bërë derdhja e mbetjeve nga fabrikat e vajit të ullirit që ndodhen përgjatë shtratit të lumit.

 

QYTETARE

1-Fillon nga Panaori e mbaron ne fund. jane 10-15 fabrika po.

2-Nuk është hera e parë. Gjithmone e njëjta situatë.

3- Nuk mbushemi dot me fryme.

 

Por për ambijentalistët, në këtë periudhë përfitojnë për të derdhur në Gjanicë mbetjet edhe kompanitë hidrokarbure, nën justifikimin se lumi ndotet nga fabrikat e përpunimit të ullirit.

 

QANI RREDHI –  AMBIENTALIST

Vërejmë një përkeqësim të gjendjes. Vec fabrikave të ullirit mendoj se po përfitojnë dhe kompanitë e hidrokarbureve të cilat nën këtë preteks shkarkojnë mbetejet. 

 

Ambjentalistët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për t’i dhënë fund këtij fenomeni tejet shqetësues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re