Gjykata e Apelit Vlorë edhe pse u dha urdhër një ditë më parë për  pezullim pa afat të seancave gjyëesore, ka mbajtur sot seancën e rivlerësimit të masës së arrestit për një pjesë të të arrestuarve të importit të lëndëve të dyshuara si të rrezikshme në tragetin e Vlorës.

 

Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin e pronarit të firmës që importonte këto mbetje Zamir Kormuzi duke hedhur  poshtë vendimin e masës së arrestit dhënë nga  Gjykata e Shkalles se pare. Keshtu është lënë i lirë një prej 3 të mbeturve në burg.

 

Nderkohe sipas  vendimit te  Shkallës së parë, nga 6 të arrestuarit vetëm 3 qëndruan në burg, 2 u lanë me arrest shtëpie dhe një tjetër me detyrim paraqitje. Bashkëshortja e biznesmenit të mbetjeve, Zamir Kormuzi, i cili u arrestua disa ditë më parë, së bashku me 6 persona të tjerë në Vlorë, deklaron se mbetjet e sjella nga Italia nuk kanë qenë të rrezikshme.

 

Sipas Kormuzit, burri i saj kishte shkuar në polici për të bërë deklarimet e rastit, por pak minuta më vonë i është komunikuar masa e arrestit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re