Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e arrestit për gjashtë të arrestuarit gjatë operacionit ku u kapën mbetjet e rrezikshme në Vlorë. Nga gjashtë të arrestuarit Gjykata ka vendosur arrest me burg për pronarin e firmës së grumbullimit, Zamir Kornuzin, zëvendës kapitenin e tragetit St Damian Kujtim Xhaferllarin si dhe për shoferin e furgonit Arbër Çunin.

Në arrest shtëpie janë lënë kapiteni i tragetit, Festim Tafa, dhe Elisabeta Çuni, administratorja e firmës së pastrimit ”Delfini 1”.Kurse drejtori operativ i agjencisë së biletave është lënë në detyrim paraqitje.

Administratorja e firmës së pastrimit ”Delfini 1”, Elisabeta Çuni, pas seancës ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re