Një grup studentësh në Vlorë janë ngritur në protestë ditën e sotme pasi dy ditë më parë u zbuluan mbetjet e rrezikshme në një traget të linjës.

Grupi i studentëve janë ankuar për mbetjet e rrezikshme të cilat vinin nga Italia dhe do të depozitoheshin në Shqipëri duke thënë se Vlora është perlë turizmi dhe jo plehrë.

”Çdo lajm tjetër, si çdo skandal tjetër i Rilindjes, duhet hetuar ky veprim anti-shqiptar dhe anti-njerëzor. Ju lutem të jemi të përgjegjshëm, mos e kalojmë këtë gjë. Nëse qytetarët do e dinin se çfarë po ndodh, nuk do të rrinin në shtëpi brenda. Ju lutem të gjithë qytetarëve që të protestojnë.”- shprehet një e re në Vlorë.

Sipas analizave laboratorike mbetjet dolën mos kishin elementë radioaktivë ndërkaq Policia ka arrestuar prej kapjes së mbetjeve në tragetin ”St Damian” 6 persona, ndër të cilët Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re