Skip to content

Mbetjet në Fier, Subashi i përgjigjet Bashës: Votuat kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore

Situata nga djegia e mbetjeve në Fier, ka sjellë replika mes kryebashkiakut Armando Subashi dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Ky i fundit e cilësoi sot si të papranueshme gjendjen në Fier, dhe u bëri thirrje qytetarëve se tashmë ishte koha që të ngrinin zërin.

Sakaq, Subashi i është përgjigjur menjëherë deklaratave të kreut të Partisë Demokratike. Përmes një statusi në “Facebook”, Subashi shprehet se Basha dhe demokratët votuan kundër investimit të qeverisë për impiantin e ri.

Reagimi i plotë:

Lulzimi paska reaguar sot për plehrat në Fier!!

Po si ka mundësi?!

Ku e gjen të drejtën morale?!

Lulzimi dhe të “tijët” në Fier që votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore te fusha ekzistuese 70 vjeçare, që votuan kundër dhe bënë të gjitha përpjekjet për të penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri, që organizuan pafund protesta duke helmuar mendjet e njerëzve për ndërtimin e impiantit të ri, duke e shtyrë rreth 2 vjet në kohë përfundimin e tij, që vazhdojnë të shpifin pa fund për gjoja helmimin e ujërave, të ajrit, të tokës nga impianti i ri, sot dalin dhe bëjnë të pafajshmin, apo të paditurin?!

E kanë të kotë!

Edhe pak ditë dhe historia e plehrave për Fierin në atë fushë 70 vjeçare do të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Ajo fushë do të jetë një kujtim i hidhur për të gjithë, por në r votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisoreradhë të parë do të jetë njolla e turpit për Lulëzimët që donin ta mbanin gjallë me çdo mjet e mënyrë.

Fund plehrave në qytet!