Mbetjet spitalore konstatohen direkt në rrjedhën e tharë të lumit Drino. Mëngjesin e sotëm është konstatuar një grumbullim mbeturinash si gjilpëra një përdorimshe, ampula të ndryshme, dhe preparate të tjera të rrezikshme për ambientin, njeriun dhe gjënë e gjallë.

Të parët që kanë ngritur këtë shqetësim kanë qenë banorët e Lazaratit kryesisht barinj, të cilët janë përdorues të një ure që ndan lumin në krahun lindor të luginës.

Ata shprehen se mbeturinat spitore i merr lumi kur ka rrjedhë ndërsa tani zbrazën në kushtet e thatësirës duke rrezikuar bagëtitë apo dhe ata vetë.

Barinjtë shprehen se kjo situate është e përhershme por nuk i vendosin gishtin askujt për hedhjen e tyre në lumë. Ata shumë herë kanë kërkuar nga autoritetet vendore ndërhyrje për këtë gjendje por deri tani asgjë.

Ndërkaq në Lazarat funksionon një qender shëndetësore. Askush nuk guxon të shprehet për këtë çështje pasi u kushton vendi i punës. Administratori i Lazaratit Muharrem Basha nuk ka pasur dijeni per këtë rast e ndërkohë, ka lajmëruar autoritetet shëndetësore për ndërhyrje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re