Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka akuzuar kryebashkiakun e këtij qyteti se ka tenderuar 2.3 milionë euro për pastrimin e vendit, ndërkohë që problematikat me mbetjet vazhdojnë.

vore1

Në një postim në Facebook, ku postoi foto të mbeturinave që kanë “pushtuar” rrugët, ai u shpreh se “do anulojë procedurën e pastrimit dhe do dërgoj para drejtësisë autorët, për këtë vjedhje nga xhepat e qytetarëve të Vorës”.

 “Problematikat me mbetjet në Bashkinë Vorë, ndërkohë që bashkia ka tenderuar 2.3 milionë euro për pastrimin e qytetit.

Do anuloj procedurën e pastrimit dhe do dërgoj para drejtësisë autorët, për këtë vjedhje nga xhepat e qytetarëve të Vorës”, shkroi ai krahas fotos.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re