Pamjet në hyrje-daljet e rrugës për në Prizren, Has e lagjja e re ofrojnë pirgje mbeturinash plastike dhe inerte. Si për ironi edhe tabela treguese e qytetit të Kukësit është zhytur në mes ferrash e gurësh, duke lënë shijen e një qyteti të braktisur.

Ata që i përshkuajnë çdo ditë këto rrugë shprehen se mbeturinat vështirësojnë jetën e qytetarëve dhe ndikojnë negativisht tek numri i turistëve.

Në qyterin e Kukësit janë ngritur dy vendgrumbullime të mbetjeve urbane, por sërisht ata vijojnë të hidhen vend e pa vend nga përsona të pa përgjegjshëm, e institucionet vijojnë të heshtin, duke lënë një pamje të shëmtuar tek syri vëzhgues i çdo kalimtari apo turisti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re