Që kur nisi pandemia e deri më tani janë shëruar nga koronavirusi të paktën 1,509,420 persona në të gjithë botën.
Ndërsa, sipas të dhënave të pasqyruara në worldometers, virusi korona deri më tani ka infektuar të paktën 4.2 milionë persona në të gjithë globin. Prej tyre, për fat të keq 284,842 persona e kanë humbur betejën me Covid-19.
Kujtojmë këtu se shteti më i prekur në botë nga koronavirusi janë SHBA-të ku numërohen rreth 1.4 të infektuar dhe 80,870 viktima. Në vendin e dytë radhitet Spanjë ku deri më tani janë infektuar me virusin korona 268,143 persona, prej tyre jetën e kanë humbur 26,744 persona.
Ndërsa, në vendin e tretë është pozicionuar Britania e Madhe me 223,060 të infektuar dhe 32,065 viktima. /