Policia Rrugore e Vlorës ka shtuar kontrollet në akset kryesore, për të ndëshkuar shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit.

 

Përgjatë një javë, policia bën me dije se janë vendosur 1736 gjoba, ndërsa 3 shoferë janë arrestuar.

 

Ndërkohë që 9 patenta janë pezulluar nga ana e uniformave blu.

 

Policia Rrugore Vlorë

 

Kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, me radarë, dragera dhe pajisje logjistike bashkëkohore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore. 

 

Gjatë javës së fundit, janë arrestuar 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

janë pezulluar 9 leje drejtimi për shpejtësi.

 

janë vendosur gjithsej 1736 masa administrative.

 

nga të cilat 815 për shpejtësi, 103 për parakalim të gabuar dhe pjesa tjetër për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko