Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e pronave të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur përmes avokatit dhe familjarëve të Martinajt. Pronat që llogariten me vlerë rreth 10 milionë euro u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO-së dhe Apelit të Posaçëm.

Familjarët e Martinajt iu drejtuan gjykatës me një rekurs ku kërkonin heqjen e sekuestros me pretendimin se pasuritë janë krijuar me burime të ligjshme. Në muajin Shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi në sekuestro 34 pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.

Sipas Gjykatës, ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej disa muajsh. Pasuritë që gjykata ka miratuar për sekuestro janë biznese, toka, prona, makina, apartamente dhe lloari bankare, që figurojnë me emrin e Martinajt dhe familjarëve të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re