Xhamia Ajasofja-i Kebir e Stambollit është vizituar nga më shumë se 104 mijë persona dje, ditën e parë të Fitër Bajramit.

Guvernatori i Stambollit, qyteti më i populluar i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se Ajasofja ka parë më së shumti vizitorë që nga rihapja e saj për adhurim në vitin 2020.

“Numri i vizitorëve në xhaminë tonë, simbolin e Stambollit, në ditën e parë të Fitër Bajramit arriti në 104.325”, tha Yerlikaya.

Xhamia Ajasofja në Stamboll u rihap për adhurim më 24 korrik 2020, pas 86 vitesh. Atë ditë, Ajasofja u hap për falje me namazin e xhumasë.

Pasi u rihap për falje më 24 korrik 2020, xhamia Ajasofja në Stamboll është vizituar nga miliona njerëz që nga ajo ditë.

Ajasofja shërbeu si kishë për 916 vjet, deri në çlirimin osman të Stambollit, ndërsa statusin e xhamisë e mori nga viti 1453 deri në vitin 1934, kur mori statusin e muzeut.

Më 10 korrik 2020, Gjykata e Turqisë anuloi vendimin e ish-Qeverisë së Turqisë e cila i dha xhamisë statusin e muzeut më 24 nëntor 1934. Me anulimin e vendimit në fjalë, Ajasofjes iu kthye statusi i xhamisë.

Si një nga destinacionet turistike më të vizituara në qytetin në Bosfor, Ajasofja është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1985.
Burimi: AA