Skip to content

Mbi 12 orë betejë me flakët/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë

kruje 2

Është shuar tërësisht zjarri që përfshiu Malin e Krujës.

Pas angazhimit të forcave operacionale në terren përmes tokës dhe ajrit dhe me ndihmën e banorëve të zones, flakët janë neutralizuar plotësisht dhe situata paraqitet e normalizuar.

Forcat në terren vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave të zjarrit.