ITALI- Sërish para të padeklaruara drejt Shqipërisë. Kësaj radhe zyrtarët e Agjencisë së Doganave në Bari në bashkëpunim me Guardia di Financa kanë zbuluar 156.151 euro të padeklaruara në aeroport.

Bëhet fjalë për 7 përpjekje për eksport të paligjshëm nga dy qytetarë nga Kosova, një serb, një gjerman e një shqiptar. Të gjithë po niseshin nga Bari për në Shqipëri, përveç dy të tjerëve, një italian dhe një algjerian.

Katër përpjekje të tjera për importim të paligjshëm, kishin të bënin me qytetarë të kombësive të ndryshme (kinez, ukrainas dhe katarian).

Të gjithë shkelësit kanë përdorur të drejtën për të bërë një pagesë të menjëhershme që lejon që shkelja të zgjidhet duke paguar një shumë të caktuar për shumën që tejkalon kufirin e lejuar prej 10,000 euro.

Më 23 qershor 3.4 milionë euro u kapën në dy automjete “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit, ndërsa u arrestuan katër persona.

(m.k/BalkanWeb)

!function(f,b,e,v,n,t,s)
{if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};
if(!f._fbq)f._fbq=n;n.push=n;n.loaded=!0;n.version=’2.0′;
n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window, document,’script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘187192692148875’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re