Pandemia e koronavirusit ka pushtuar pjesën më të madhe të vendeve në mbarë botën duke shënuar shumë viktima dhe raste të infektuara. Por ka edhe përjashtime, pasi Kamboxhia është një nga shtete që ka një numër të lartë të popullsisë por nuk ka asnjë viktimë nga pandemi e Covid-19.

Edhe pse me mbi 16 milionë banorë, ky shtet ka vetëm 129 raste pozitive me koronavirus dhe asnjë viktim. Por çudia qëndron se Kamboxhia nuk është shumë larg prej Kinës e cila u bë burim infektimi për shumë vende të tjera në mbarë botën. Sipas informacionit banorët vendas dhe shteti kanë patur një bashkëpunim shumë të mirë së bashku, duke ruajtur distancën sociale dhe duke përdorur maskën.

Përsa i përket kufijve Kamboxhia ka vendosur t’i hap por duke vendosur kushte për pushuesit. Kushdo që do dëshirojë ta vizitoj këtë shtet duhet të depozitojë një sasi parash prej 3 mijë dollarësh, të cilat do të përdoren për të mbuluar kostot e testeve për Covid-19, por edhe të karantinës për vetë personin.

Dhe kushti tjetër është se nëse një person do të ndërronte jetë gjatë udhëtimit në Kamboxhia, nga depozita e tij do të zbriteshin 1500 dollarë për të mbuluar kostot e djegies së trupit.(M.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re