Më shumë se 160 vatra zjarri kan pushtuar ishullin e Sicilisë në Itali, që prej pasditës së të pemtes, 30 korrik. Sipas televizionit publik italian, Rai, pjesa më e madhe e zjarreve janë të qëllimshme.

Në zonën e Katanias, operacionet e shuarjes së zjarrit kanë kaluar 170. Megjithatë, ka ende vatra aktive  zjarri jashtë qyteteve Enna dhe Noto, në zonën e Messina dhe në Sirakuzë.

“Dëmi është i pallogaritshëm“, raportuan mediat italiane. Guvernatori sicilian Nelo Mouzoumetsi tha se “zjarrvënësit tani  e tutje duhet të dënohen me burgim të përjetshëm”.

Vetëm në qytetin e Katanias, 16 zjarre kanë shpërthyer në 24 orët e fundit dhe pothuajse 200 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarri shkatërroi gjithashtu objekte të njohura bregdetare.

Në total, në Italinë e Poshtme (kryesisht në Sicili dhe Pulia), që dje zjarrfikësit kanë kryer 800 operacione për shuarjen e zjarreve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re