Skip to content

Mbi 2.4 milionë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, mbi 165 mijë të vdekur

Mbi 2,4 milionë persona janë infektuar me COVID-19 në të gjithë botën. Numri i viktimave ka shkuar në 165.759, ndërsa 633197 janë shëruar plotësisht. Në gjithë botën janë regjistruar gjithsej 2.418638 raste të konfirmuara.

SHBA vazhdon të jetë vendi më i goditur me numrin më të madh të rasteve me virus dhe vdekjeve, me më shumë se 764265 mijë të prekur dhe 40565 të vdekur.

Italia radhitet e dyta për nga numri i lartë i vdekjeve me 23.660, ndërsa Spanja radhitet e dyta për nga numri më i lartë i rasteve me 200210.

Virusi është përhapur në gjithë botën që kur u shfaq për herë të parë në Vuhan të Kinës dhjetorin e kaluar.