Pas tërmetit të 26 nëntorit sizmologët kanë vërejtur në terren çarje
të tokës apo dalje të ujit në formë shatërvani, dukuri që i cilësojnë
normale pas një lëkundje të fuqishme si ajo me magnitutë 6.4.

Rexhep Koçi, Shef i Departamentit të Sizmologjisë:
Me çarje nga disa cm deri në gjysmë metri dhe me shfaqjen e
fenomenit të daljes së ujit. Është një fenomen i njohur në trojet që
kanë sediment të butë dhe me prani të ujit. Kjo është manifestuar në
disa fshatra në veri të qytetit të Durrësit.

Për të monitoruar paslëkundjet, nga Kavaja deri në Lezhë janë
instaluar 30 sizmometër. Informacionet e mbledhura do të japin më tepër
informacion për goditjen kryesore.

Rexhep Koçi, Shef i Departamentit të Sizmologjisë:
Me informacionin që këto do të japin do të merren të dhëna më të imtësishme përsa i përket aktivitetit sizmike.

Mbi 2 mijë e 100 pasgoditje janë regjistruar në Departamentin e
Sizmologjisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Lëkundja me magnitutë 4.3
ditën e enjte ishte njëra prej tyre.

Rexhep Koçi, Shef i Departamentit të Sizmologjisë: Kjo
periudhë zgjat nga një muaj deri në disa muaj. Ne presim që aktiviteti
sizmik të jetë normal dhe me një instesitet gjithmonë dhe më i ulët.

Tërmeti i 26 nëntorit u mori jetën 51 personave ndërsa la pastrehë me mijëra të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re