29 nëntor Nga bashkia Berat janë identifikuar mbi 200 qytetarë nga zonat e prekura nga tërmeti, të strehuar në familjet e thjeshta beratase dhe rreth 450 të tjerë akomoduar në hotele, hostele dhe Guesthouse në qytet.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili thekson se “ndërkohë ka edhe shumë të tjerë të vendosur në familje të ndryshme. I përulur përpara secilit prej tyre që ka hapur dyert për t’iu gjendur pranë në këto ditë të vështira të prekurve nga tërmeti”.

“Faleminderit nga zemra edhe të gjithë qytetarëve që vazhdojnë të kontribuojnë në forma të ndryshme, secili në mundësitë e tij, por të gjithë të sensibilizuar për të ndihmuar sadopak. Ndërkohë, bashkia vazhdon punën për mbështetjen në gjithçka mundet për të plotësuar disa nga nevojat që ata paraqesin”, tha Demo.

Kryebashkiaku Demo u shpreh se “ne jemi bashkë gjithmonë dhe bashkë do tejkalojmë çdo sfidë e çdo vështirësi që fati na vendos përpara”./k.s/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re