Dhuna me armë gjatë fundjavës së festës së 4 Korrikut në pothuajse çdo shtet të SHBA la të paktën 220 të vdekur dhe rreth 570 të plagosur, sipas grupit jofitimprurës Gun Violence Archive.

Të dhënat, të cilat përfshijnë informacione për viktima dhe të plagosur, kanë të bëjnë me incidente me armë zjarri, raportoi “CBS News”.

Më shumë se 500 të shtëna janë raportuar nga e premtja e kaluar deri të hënën.

Në të dhënat e “GVA” thuhet gjithashtu se në SHBA që nga fillimi i vitit ka pasur 315 të shtëna masive dhe se nga përdorimi i armëve të zjarrit janë vrarë rreth 22.500 persona.

Sivjet është shënuar rritje e vdekjeve në periudhën rreth festës së Pavarësisë së SHBA-së dhe dhuna nuk është një fenomen i rrallë, shton “CBS”, shkruan Tanjug.

Në të njëjtën periudhë festash të vitit 2021, më shumë se 180 njerëz u vranë dhe 516 u plagosën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re